HOME

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare. 

Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmarra ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Historik i shkurtër i Institutit Resurseve Gjenetike të Bimëve

Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515, për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006. Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e e funskionimit të Bankës Gjenetike. Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.

Për më shumë informacione mbi Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGjB) kliko në: http://qrgj.org

For more information about Institute of Plant Genetic Resources (IPGR) go to: http://qrgj.org

Advertisements