All posts by agb08dokument

HOME

Banka Gjenetike

Banka Gjenetike Shqiptare mban koleksione me material bimor me qëllim mbajtjen gjallë dhe ruajtjen e karakteristikave të tyre për përfitime të njerzimit dhe mjedisit në të ardhmen. Banka gjenetike Shqiptare është ngritur si qendër e resurseve gjenetike e bimëve, me theksin& vëmendjen që bimët janë burim i karateristikave gjenetike – burim i diversitetit. Ajo mban mjaft mostra gjermoplazme të ndryshme me interes aktual ose potencial për njerëzit që punojnë me resurset gjenetike (seleksionerë, fermerë, prodhues farash, qendra bujqësore, kërkues, etj.), të cilat janë koleksionuar në gjithë vendin. Bimët që ruhen përfshijnë kultura të rëndësishme ekonomike për ushqim (kultivarë modern dhe primitiv si dhe të afërm të egër të tyre), bimë të pemëve frutore, foragjere, mjekësore dhe dru-frutorë të pyjeve.

Banka gjenetike, si një bankë kombëtare, ruan një gamë të gjërë speciesh dhe meqenëse një nga objektivat e saj madhore është konservimi, ajo ruan gjermoplazmën në kushtet e ruajtjes afatgjatë. Banka gjenetike ruan gjermoplazmën (materiale farash në frigoriferë / dhoma të ftohta dhe materiale vegjetative me rritje ex situ të bimëve në koleksionet fushore). Banka gjenetike kryen aktivitete (procedura) të ndryshme të cilat bëjnë gjermoplazmën më të dobishme për fermerët dhe shkencëtarët e tjerë.

Qendra e Resurseve Gjenetike

Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e e funskionimit të Bankës Gjenetike. Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) është institucion kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike bimore (RGJB). Ai është një institucion relativisht i ri i ngritur mbi ndryshimin Qendrës së Resurseve Gjenetike ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare. 

Qëllimi i përgjithshëm i IRGJB është promovimi i ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për bujqësinë dhe ushqimin (RGJBBU) në Shqipëri. Për të bërë këtë, Instituti përpiqet të koordinojë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve të ndërmarra ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Historik i shkurtër i Institutit Resurseve Gjenetike të Bimëve

Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515, për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006. Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike dhe i caktoi asaj përgjegjësitë e e funskionimit të Bankës Gjenetike. Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.

Për më shumë informacione mbi Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGjB) kliko në: http://qrgj.org

For more information about Institute of Plant Genetic Resources (IPGR) go to: http://qrgj.org



Përmbledhje e Legjislacionit për Resurset Gjenetike të Bimëve

  •  VKM 447, dt 3.9.1993 krijon Entin e Farave dhe Bankën Gjenetike në vartësi të tij, ku Banka Gjenetike përfshihet në objektet e rëndësishme shtetërore.
  • Ligji 8732, datë 24.1.2001, jep konceptin mbi Bankën Gjenetike dhe përcakton shpërndarjen e materialit gjenetik në sasi të vogël dhe falas. Ligji Nr.8732, datë 24.01.2001 “Për materialin mbjellës bimor” njohu Bankën Gjenetike Shqiptare si një institucion të mirëfilltë shkencor me rëndësi kombëtare.
  • UDHëZIMI 107 datë 2.12.2002, jep njw klasifikim tw Resurseve Gjenetike, përfshirjen e B. Gjenetike në sistemin e ruajtjes sw RGJB, përcakton se Banka Gjenetike është institucion i mirefilltë shkencor me rëndësi kombëtare, si dhe jep detyrat e B. Gjenetike.
  • VENDIMI Nr. 515, datë 19.7.2006, PËR RISTRUKTURIMIN E INSTITUTEVE KËRKIMORE-SHKENCORE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, VENDOSI: Banka Gjenetike, në Entin Shtetëror të Farërave e Fidanëve, kalon në administrim e varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor, Tiranë).
  • Me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.515,  për “Ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore”, Banka Gjenetike kaloi nën autoritetin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Qershor 2006.
  • Në 2008 Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi krijimin e Qendrës së Resurseve Gjenetikedhe i caktoi asaj përgjegjësitë e funksionimit të Bankës Gjenetike. 
  • Në Nëntor 2015, u krijua Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, që zëvendësoi Qendrën e Resurseve Gjenetike.